Abazoviç: Gjyqësori është pengesa më e madhe për promovimin e drejtësisë në Mal të Zi

schedule15:45 - 8 Maj, 2023

schedule 15:45 - 8 Maj, 2023

Pushteti gjyqësor është aktualisht pengesa më e madhe për promovimin e drejtësisë në Mal të Zi.

Kështu u shpreh këtë të hënë kryeministri i qeverisë teknike të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Ai këtë e tha pas hapjes së konferencës së SEE | DEM në Budva, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, se çfarë sheh ai si sfidë kyçe në Mal të Zi në luftën kundër korrupsionit.

“Mendoj se pushteti gjyqësor është pengesa më e keqe dhe më e madhe për promovimin e drejtësisë në Mal të Zi”, theksoi kreu i qeverisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!