Kryeministri me mandat teknik në Malin e Zi, Dritan Abazoviç tha se planifikon t’i dorëzojë pasaportën malazeze tenistit serb, Novak Gjokoviç.
Për Nova, Abazoviç ka thënë se Gjokoviç “është një tifoz i madh i Malit të Zi”.
“Ai është një adhurues i madh i Malit të Zi, shpesh qëndron atje, çfarë ka më mirë se të mblidhemi nga njerëz rreth të cilëve kemi mendime të pandarë”. Rreth të cilit është e lehtë të gjallërohen të tjerët për të ndjekur shembullin e tyre, edhe nëse ai është i paarritshëm. Në përgjithësi, mendoj se sporti na ndihmon shumë që disa nga vështirësitë që kemi, politike apo ekonomike, t’i kalojmë në një mënyrë shumë më të lehtë. Mbështetja ime e plotë për njerëzit që janë një markë globale.
Nuk janë markë vetëm e Serbisë, as e Malit të Zi, janë markë globale. Mendoj se ata kanë respekt të barabartë në Filipine, në SHBA, në Afrikë dhe natyrisht në vendet nga vijnë”, theksoi Abazoviç./abcnews.al