Abazi: Të hapur për koalicion me LDK-në nëse vendosin Vjosa Osmanin në krye

schedule20:44 - 16 Shkurt, 2021

schedule 20:44 - 16 Shkurt, 2021

Haki Abazi, që ka mbajtur dhe postin e zv/kryeministrit në qeverinë Kurti, e cilëson rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit një formë proteste të qytetarëve.

“Kjo është protestë demokratike me kulturë dhe elegancë, pasi votuesi kosovar ka arritur në nivel që nuhat ofertën e keqe dhe ka refuzuar, pasi kërkon marrëdhënie kontrate të re me subjekt të ri. Te Vetëvendosja kanë parë një koncept të ri politik, që mbron interesin publik dhe të shtetit, pa qenë servil dhe cenuar interesin privat”, shprehet ai.

Abazi foli po ashtu edhe për arsyet që e kanë çuar partinë ku ai bën pjesë drejt fitores.

“Unë do ia atribuoj konsistencës dhe ofertës mbi 70% të fitores dhe 30% janë njerëz që duan të mirën e Kosovës, por kanë qenë të lidhur me ideologjinë në këto vite”, tha Abazi.

Ish-zëvendëskryeministri tregon se bashkëpunimi me Vjosa Osmanin ka vendosur shtetin para ideologjisë. “Nëse Gjermania për të arritur në interesin nacional për problemet madhore bashkëpunoi e djathta dhe e majta, pse mos e bëjmë të njëjtën gjë dhe në për shtetin tonë.”

Ai po ashtu, tregoi se me cilën parti mund të krijojë koalicion qeverisës Vetëvendosja.

“Nuk do jemi peng i Listës Serbe dhe nuk do bëjmë kompromise me ta. Unë mendoj që ka zgjidhje për koalicion, zgjidhje inovative. LDK-ja e mbetur mund të ketë ndonjë reformë dhe të hedhë dritë duke vendosur Vjosa Osmanin në krye.” /abcnews.al/