Abazaj ngatërron fanellën, Rroca e ngacmon: Tifozi im më i madh

schedule12:37 - 12 Prill, 2021

schedule 12:37 - 12 Prill, 2021

Eduart Rroca shënoi golin e radhës në Turqi. Istanbulspor fitoi të premten 2-1 në shtëpi kundër Tuzlaspor dhe golin e fitores e realizoi fantazisti shqiptar.

Goli i tetë sezonal në divizionin e dytë të futbollit turk për 27-vjeçarin nga Librazhdi, i cili numëron edhe 9 asiste të dhuruara për shokët e skuadrës.

Si titullarë për Istanbulspor e nisën edhe dy lojtarët e tjerë shqiptarë: Kristal Abazaj dhe Valon Ethemi. I pari, i cili ka luajtur edhe te Luftëtari dhe Kukësi me Rrocën, bëri një gabim në fillim të ndeshjes.

 

Postimi i Rrocës

Abazaj zbriti në fushë me fanellën me numër 61, që është ajo që vesh Rroca. Të dy lojtarët me të njëjtin numër, përpara se të dallohej dhe Abazaj të ndërronte fanellën.

Një episod rreth të cilit Rroca ka reaguar në rrjetet sociale, aty ku krahas fotos së postuar shkruan: tifozi im më i madh, Kristal Abazaj, në formë shakaje me mikun e tij të ngushtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!