Abaz Hado tërhiqet nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës

schedule16:20 - 29 Qershor, 2018

schedule 16:20 - 29 Qershor, 2018

Abaz Hado nuk do të mbajë me postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ai është dorëhequr nga kjo detyrë që me 13 Qershor pasi ka marrë postin e nënkryetarit të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Vendin e Abaz Hados në Bashkinë e Tiranës e ka zënë Kozeta Mesiti, po nga PDIU. Ndërkohë Hado do të vijojë të jetë këshilltar i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!