Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi është i pranishëm në protestës e gazetarëve përpara Kuvendit, të cilët klundërshtojnë paketën anti-shpifje.
Si një ish gazetar, Patozi u shpreh për Abc News se këtë ligj e shikon si përpjekje të qeverisë për të kontrolluar mediat.
Mirëpo, ai është optimist teksa shprehet se ky ligj sado që i keq mund të jetë nuk do ketë efekt, pasi nuk do gjejë zbatim.
“Ky është ligj krejtësisht i padobishëm dhe po miratohet në kohën më të papërshtashme. Unë nuk mendoj se Shqipëria ka sot emergjencë çështjen e rregullimit të mediave përmes internetit. Gjithë ky debat është i panevojshëm, është në dëmin e qeverisë. Unë e konsideroj si një përpjekje të qeverisë për të kontrolluar. Unë them se është ajo që duhet kontrolluar. Ajo që duhet të ngulitet në mendjen e njerëzve është së ky ligj sado i keq që të jetë nuk do ketë efektet dramatike që njerëzit mund të alarmohen. Ky është një ligj që do të shpërfillet nga gazetarët dhe shoqëria.
Unë mendoj se shtypi me merita dhe të defektet, të këqija i kanë ardhur nga përpjekja e qeverive për ti blerë dhe kapur. Jam i bindur , historia e ka treguar se sa herë ka pasur një betejë mes politikës dhe shtypit ështe shtypi ai që ka fituar.
Kam një shpresë të vakët se kryeministri do bëjë llogari politike. Por nga mënyra sesi u shpreh mbrëmë krijoi bindjen se sot do të krijohet ky ligj në mënyrë të padrejtë.
Të ketë një kryeministër me thonj të prerë dhe jo një kryeministër që është shndërruar në një përbindësh politik”, deklaroi Patozi./abcnews.al