“AAK kërkon dorëheqjen e Kurtit”, Lekaj: Nuk do të votojmë shpërndarjen e parlamentit

schedule16:22 - 14 Maj, 2024

schedule 16:22 - 14 Maj, 2024

Nënkryetari i AAK, Pal Lekaj ka deklaruar në emisionin “Ballkan Update” se AAK kërkon dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti. Ai theksoi se nuk do të votojnë shpërndarjen e parlamentit.

Sakaq, Lekaj tha se secila parti politike ka opsionet e veta, por ata nuk duan që të hyjnë në ato ujëra të turbullta.

“Sa i përket darkës së mbrëmshme mes Krasniqit dhe Kurtit, ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, nuk jemi dakorduar që të marrim pjesë dhe mbetet që mes këtyre dy liderëve të thonë se çfarë është biseduar data. Ajo që vlen të theksohet është që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka një mocion tjetër në tavolinë që është shkarkimi i qeverisë Kurti dhe shkuarjen në zgjedhje. Ajo që vlen të theksohet është se ne edhe pse kemi nënshkruar shkrimet për mocion, nuk kemi hasur në përkrahje nga dy subjektet politike, do të thotë nga maxhoranca dhe të rakordohemi dhe të shkarkohet qeveria dhe të shkohet në zgjedhje. Ne kemi kuptuar që zoti Kurti nuk e do këtë drejtim, atëherë i ka mbetur një opsion tjetër për të mos marr fajin e vetë dhe të shkohet në shpërbërje të parlamentit dhe që aleanca nuk pajtohet në këtë drejtim. Jo, se ne nuk jemi për zgjedhje, por kjo është manovrim i llojit të vetë të zotit Kurtit, që të thotë ne nuk na lanë të punojmë dhe  u shpërbë parlamenti. Prandaj ne nuk kemi dashur të hyjmë në këto ujëra të turbullta dhe të gjitha subjektet politike i kanë opsionet e veta”, u shpreh ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!