Çamëria, është një tjetër faqe që pritet t’i shtohet Historisë së Shqiptarëve, e ku historianët do të hulumtojnë edhe mbi faktin nëse ajo ishte e tradhëtuar edhe gjatë regjimit komunist.
Studiuesja Sonila Boçi, shpjegon për “VETTING” se si shikohej popullsia çame nga regjimi komunist në atë kohë.
Përpos së kaluarës së hidhur, trajtimi i çështjes së Çamërisë, por edhe i mardhënieve shqiptaro-greke, në “Historinë e shqiptarëve” u rikujton historianëve barrikadat që shteti fqinjë vendos, duke mos i lejuar të hulumtojnë në arkivat e tyre.
Ndërkohë, që ata sugjerojnë ndërhyrjen e qeverisë jo vetëm për aksesin në këto fonde, por edhe për të sjellë dokumentacionet e lejueshme të arkivave të huaja në vendin tonë./Abcnews.al