A të bën leximi njeri më të mirë?

schedule01:46 - 15 Shtator, 2022

schedule 01:46 - 15 Shtator, 2022

Në vitin 2012, kur libraritë dhe klubet e librit ishin të ndezura me bisedat për “Gone Girl”, një etiketë iu bashkëngjit përshkrimit të historisë së Flynn: ky nuk është vetëm një triller, ky është një triller letrar.

“Letrar”, në rastin e një libri që flet për një martesë të prishur dhunshëm, sugjeron se Flynn nuk ishte e shqetësuar vetëm me atë që ndodh në histori; ajo ishte e interesuar gjithashtu në nuancat e jetës së brendshme të personazheve.

Natyrisht, disa shkrimtarë të cilët i kushtohen shkrimit të trillerave të drejtpërdrejtë (ose romancave, apo fantazive) e kanë pak problem dallimin “letrar”, sepse ky dëmton vlerën e punës së tyre. Dhe me të vërtetë, argumente të spikatur janë ngritur kundër kategorive të zhaneve, teksa është thënë se janë më shumë një mjet marketingu, sesa një mjet i dobishëm për klasifikimin dhe sugjerimin e librave.

Por, sipas një studimi të ri të kryer nga David Kidd dhe Emanuele Castaño, librat që bartin etiketën “letrar”, mund të ofrojnë përfitime unike për lexuesit.

Në një raport mbi studimin të botuar në The Guardian, Kidd thotë:

Jo të gjithë llojet e letërsisë tërheqin të njëjtët procese psikologjikë, në të njëjtën mënyrë. Me kalimin e kohës, leximi i veprave letrare shoqërohet me dallime në perceptimin ndërpersonal, që nuk shoqërohet me leximin e rregullt të zhanreve të ndryshme.

Kështu që, lexues, lexoni atë që doni, por dijeni se klasikët – Toni Morrison, Harper Lee dhe Don DeLillo mes të tjerëve – sjellin më shumë dobi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!