“A rrezikon PD të ketë një përsëritje të 6 marsit?” Alibeaj: Armiku i vërtetë është Rama

schedule15:00 - 3 Tetor, 2022

schedule 15:00 - 3 Tetor, 2022

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për gazetarët, duke folur për zgjedhjet lokale është shprehur se “armiku i vërtetë i shqiptarëve është Edi Rama.”

Deputeti demokrat foli për amnistinë fiskale duke thënë se Grupi Parlamentar i PD-së ka qëndrim të unifikuar për të, po ashtu dhe për pasaportat e arta.

Sipas tyre, këto nisma të qeverisë që i hapin rrugë kriminalitetit në vend.

“Është e papranueshme për ne amnistia fiskale, ky është qëndrimi ynë i unifikuar. Po ashtu të njëjtin qëndrim kemi për pasaportat e arta, kjo është shitja e nënshtetësisë shqiptare,” tha Alibeaj.

Po ashtu, duke u ndalur te ligji i lustracionit, Alibeaj theksoi se PD ka depozituar në parlament tre iniciativa ligjore kundër përdorimit të propagandës komuniste.

I pyetur nga gazetarët nëse merr direktiva nga Lulzim Basha, Alibeaj tha se në fakt tani është koha që demokratët të bëhen bashkë për përballjen me procesin zgjedhor.

“Ka qenë me kryetarë të degëve të veriut, këtë javë mund të kemi me ata të jugut. Është momenti që të gjitha strukturat e PD të bëhemi gati për atë që është një nga misionet tona kryesore. Që është përballja në procesin zgjedhor. Një detyrim e kemi ndaj demokratëve, armiku kryesor i shqiptarëve sot është Edi Rama dhe regjimi i tij.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!