A rrezikohet që të përsëritet 6 marsi? Oketa: Konkurrencën s’kemi pse e shohim si rrezik

schedule11:51 - 22 Mars, 2023

schedule 11:51 - 22 Mars, 2023

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gazmend Oketa i ftuar në lidhje live në studion e “Tirana Live” ndër të tjera foli edhe për mundësinë e përsëritjes së 6 marsit.

Ai tha se në një sistem demokratik konkurrencën s’kemi pse e shohim se rrezik, duke shtuar se shqiptarët do të kishin me shumë alternativa për të votuar.

“Normalisht në  një sistem demokratik konkurrencën e lirë nuk kemi pse e shohim si rrezik. Nëse duam ta shohim pozitivisht, votuesit shqiptarë do të kishin më shumë alternativa.

Në do të donim që të jepnin kontribut që ta drejtonim votuesit shqiptar për të bërë zgjedhjen e tij më të mirë për veten për qytetin, jo për partinë.

6 marsi është një eksperiment i provuar dhe nëse do të përsëritet, gjykoj se diferenca në rezultat do të ishte e madhe, sepse me gjithë respektin, Alibeaj e ka të vështirë të gjejë kandidatë seriozë sidomos në qytetet kryesore.

Kjo do të shënonte zyrtarisht disfatën më të madhe të PD, në numra”, u shpreh Oketa.

Në lidhje me pritshmëritë  që grupi i Berishës ka në këto zgjedhje, Oketa u shpreh se është herët për të folur për një gjë të tillë, ndërsa bëri thirrje që t’i lihet sa më shumë hapësire mediatike kandidatëve.

Besoj se është pak herët për të folur. Në momentin që do të fillojë fushata do të ishte mirë për shqiptarët që hapësira mediatike  t’i lihej kandidatëve.

Do të ishte mirë që nëpër qytetet të bëhet debat publik mes kandidatëve.

Në shumë qytete të Shqipërisë duhet parë si një mundësi rotacioni politik, si një mundësi balancimi.

Edhe nëse Berisha nuk do të arrijë rezultatin që dëshiron, ai po aty do të jetë, Rama po aty do jetë, por me qytetarët çfarë ndodh.

Sot kemi drejtues bashkish, ndërkohë qytetarët ankohen se nuk marrin shërbime. Të fokusohemi te interesi qytetar.

Sot nuk duhet folur se çfarë bën Berisha apo Alibeaj, ka dalë raporti i DASH dhe për mua është një nga raportet më kritike ndaj qeverisë shqiptare”, përfundoi Oketa.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!