A pritet të rriten çmimet e apartamenteve? Eksperti analizon indikatorët: Duhet të shohim efektin e ndryshimit të normës së interesit

schedule14:41 - 14 Nëntor, 2023

schedule 14:41 - 14 Nëntor, 2023

TIRANË- Reinaldo Pipiria, drejtor Ekzekutiv i NAREA (Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme në një intervistë për “Money Report” komentoi lajmin e daljes së Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave.

Ai tha se ky zhvillim përmirëson imazhin e Shqipërisë dhe rritje besimi tek investitorët e huaj, kryesisht tek ajo kategori që duan të jenë investitorë strategjik në vendin tonë.

“Ne e kemi përshëndetur daljen nga lista gri dhe kemi kontribuuar në të gjithë procesin teksa kemi plotësuar të gjithë kuadrin ligjoi që të bëjë me real estate. Kjo do të thotë e para, për investitorët një imazh shumë të mirë të përmirësuar të Shqipërisë, një garanci për investimet e tyre qoftë edhe sidomos për ata investitorë, të cilët mund të jenë investitor strategjikë të cilët mund të rankohen në bursat ndërkombëtare”, tha ai.

Ai foli për tregun e pasurive të paluajtshme, që sipas tij, ka pasur një rritje prej 8-9 % në të gjithë Shqipërinë. Pavarësisht këtij trendi, Pipiria tha se ndryshimi i normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë do ta ndikojë tregun imobiliar, por kjo mbetet për t’u parë se në çfarë niveli do ndikojë.

Por, a priten të shtrenjtohen edhe më tej çmimet e apartamenteve në vend, për këtë Pipiria mori në shqyrtim disa indikatorë, që sipas tij ndikojnë në tregun e ofertës dhe kërkesës.

“Në të gjitha statistikat tona, në të gjitha zonat e Shqipërisë rritjet janë 8-9%. Në fakt do duhet të ndjekim me shumë vëmendje se si do të reflektohet rritja e normës bazë të interesit në stokun dhe kredive të dhëna për banesa. Pastaj mund të bëjmë parashikime . Gati 1/4 e tregut të pasurisë së paluajtshme ka qenë e fuqizuar nga të huajt. Dinamika dhe tregjet janë duke u zgjeruar. Kredi-dhënia për banesa, përtej shtrenjtimit, nuk ka ndaluar. Po ashtu dhe remitancat nuk kanë njohur rënie”, tha ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!