A priten goditje të tjera nga zbërthimi i SKY dhe Enchro Chat? Lamallari: Është çështje kohe, s’ka kthim pas

schedule20:42 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 20:42 - 5 Dhjetor, 2023

TIRANË- Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i ftuar në “Real Story” tha se kushdo nga efektivët që ka përdorur aplikacionet Sky dhe Enchro Chat do të goditet. Ai theksoi se askush nuk do të ketë imunitet, në rast se hetimet vërtetojnë se veprimtaria e tyre ka cenuar ligjin dhe ka tradhtuar besimin e qytetarëve.

“Policët kanë rregullt të forta që në aplikim për t’u bërë pjesë e strukturave. Ka nisur procesi dhe nuk ka kthim pas. Është çështje kohe. Edhe nëse largohen, nëse janë përdorur këto platforma për qëllime kriminale, kjo është çështje kohe në varësi të hetimeve që hapen. Jemi vendi i tretë për vendet jo-anëtare të BE, që po bashkëpunojmë me Europol dhe Eurojust, dhe kjo është arsye besimi. Kushdo që e ka përdorur në mënyrë të paligjshme do të…”, tha ai.

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se ky kontroll duhet të shtrihet tek të gjitha institucionet.

“Kjo duhet të shtrihet në të gjitha institucionet, janë të gjithë të dhënat të mbledhura në rrugë operative. Nuk jemi të imunizuar, por pritet të shikohet në vazhdim”, theksoi Karamuço.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!