Bayern Munich nuk kishte përjetuar një situatë të vështirë në ligë për më shumë se 20 vjet. Kanë kaluar katër ndeshje që kur bavarezët nuk kanë fituar në Bundesligë, duke i vendosur ata në vendin e 5-të në renditjen e kampionatit gjerman.
E përditshmja SportBild raporton se ish-lojtari i klubit gjerman, Lothar Matthaus, nuk është i shqetësuar dhe se Julian Nagelsmann duhet t’i jepet kohë, shkruan abcnews.al.
“Ne nuk i dhamë Nagelsmann një kontratë pesëvjeçare për asgjë dhe paguam shumë para për të. Është kontrata më e gjatë që një trajner ka marrë ndonjëherë në Mynih dhe kjo është arsyeja pse të gjithë do të përpiqen së bashku për të dalë nga kjo situatë
Julian Nagelsmann është i lidhur deri në qershor 2026 me Bayernin. G.D. /abcnews.al/