A po e vret teknologjia nostalgjinë?

schedule03:26 - 18 Gusht, 2022

schedule 03:26 - 18 Gusht, 2022

Nga Sam Leith

Trendi më i fundit në mesin e pasardhësve të Gjeneratës Z – pra ata që kanë lindur midis viteve 1997 dhe 2012 – është postimi i “videove të vjetra” në TikTok. Është njëlloj si një gjarpër që e ha bishtin e tij. Pasi ka arritur moshën e pjekur, le të themi, 11-vjeç, ata tëGjeneratës Z nisin të gërmojë nëpër arkivat e tyre për të kritikuar atë model flokësh qesharak që kishin në të kaluarën jo shumë të largët, le të themi 18 muaj më parë.

Ose duke kujtuar së bashku me miqtë rreth “filtrave në Snapchat që ne i përdorim të gjithë”.Por kjo është sa marrëzi aq edhe e trishtueshme. Ndërsa meditojmë mbi ngjarjet historike botërore në një afat kohor 10, 20 ose 50-vjeçar – efektet afatgjata të Brexit-it; rivendosja e statuskuosë në sigurinë evropiane; kriza klimatike – është disi e lehtë të mos vësh re ndryshimet që janë potencialisht edhe më të qëndrueshme dhe themelore.

Sot një brez i tërë i epokës dixhitale, ka arritur në moshë madhore në një botë në të cilën e kaluara nuk është më e kaluara në kuptimin që ne jemi mësuar ta kuptojmë dikur. Sot asgjë nuk harrohet. Pothuajse gjithçka që keni përjetuar, çdo veprim që keni ndërmarrë, është njëkronike e pashmangshme diku në rrjet.

Kujtesa nuk mund t’ju bëjë ta modifikoni të kaluarën tuaj me disa kujtime rozë. Ju nuk mundeni ta romantizoni, të ri–shpikni apo ritregoni historinë tuaj. E shumta që mund të bën është ta ri–përzieni lëndën e parë me një ambalazh nga e tashmja.

Tani përvoja njerëzore tani është e regjistruar në diçka që duket paksa si një version jozyrtar i blockchain, ku mbështeten kriptomonedhat. Ndër efektet ndihmëse të gjithë kësaj – të rastësishme, por ndoshta jo të parëndësishme – është ajo që duket se ka ndikim në të ardhmen e politikës.

Kjo do të thotë, se njerëzit që hyjnë sot në jetën publike, ka të ngjarë të bëhen gjithnjë e më të çuditshëm. “Padija rinore” – ajo që të përball me drogën në të 20-at e hershme, zgjedhja e sikletshme e një fustani shumë estravagant, një moment i një gjesti seksual për të cilin mund të mos e vrasësh mendjen – nuk është më diçka që mund të harrohet apo të lihet në heshtjegjatë një interviste.

Kjo pasi provat do të jenë ende atje, diku, në ndonjë video të mallkuar në TikTok, apo nëndonjë arkiv në Instagram gjatë gjithë kohës. Ju mund të mendoni që ne mund ta rregullojmëdisi moralin tonë publik për të qenë më falës. Por nuk duket se është ky drejtimi në të cilin po lëviz kultura.

Përkundrazi, ne jemi më të prirur se kurrë të abuzojmë me historinë tonë kolektive dhe personale. Prandaj, ka shumë të ngjarë që të vetmit njerëz që do t’i mbijetojnë shqyrtimit të hollësishëm si kandidatë, do të jenë ata që duke qenë të vendosur të mos kenë asnjë karrierë në jetën publike që në fillimet e adoleshencës së tyre, patën një vigjilencë mbinjerëzore për t’u siguruar që të mos bëjnë asnjëherë ndonjë gjë, për të cilën më vonë mund të ndihen tëturpëruar.

Të gjithë kemi takuar disa njerëz me këtë mendësi, dhe ata nuk janë njerëzit që unë do të zgjidhja për të na qeverisur. Të mbi–përfaqësuar në këtë fushë janë egomaniakët dhe të çmendurit. Por shqetësimi im i vërtetë është ndikimi psikologjik, kulturor dhe ai social mbi popullatën e gjerë

Nostalgjia varet në një masë të madhe nga aftësia për të kujtuar gjërat e të shkuarës nëmënyrë të gabuar. Forma kanonike e nostalgjisë, kërkon një lumturi të kaluar që mund të jetë tërësisht e shpikur. Nga ana tjetër kujtesa totale është një mallkim. Ose për të mos qenë kaq ivrazhdë, është ​​një fakt i ri psikologjik dhe social i paprecedentë në përvojën njerëzore.

Mund të ankohemi dhe të themi se është faji i këtyre të rinjve budallenj që bëjnë parada në mediat e tyre idiote sociale. Dhe ndoshta në një aspekt kjo është e drejtë. Por ju nuk zhdukeni nga rekordi dixhital duke refuzuar të postoni selfi (po ashtu nuk është e arsyeshme të pritet që të rinjtë ta shmangin plotësisht kulturën e brezit të tyre).

Ka një milion mënyra të ndryshme, jo të gjitha të lindura nga narcisizmi, në të cilat jetët tona vendosen në një regjistër të përhershëm në kohë reale, dhe në të cilat nuk duhet të mësohet nga gabimet tona, por këto të fundit duhet të shtohen në fletën e akuzës.

Shumica prej nesh, sidomos nga ata që u rritën përpara se shfaqjes së rrjeteve sociale, e ndërtuam ndjenjën tonë të historisë sonë rreth një morie kujtimesh jo të besueshme, objektesh kuptimplota dhe ngjarjesh pjesërisht të trilluara.

Fotografitë mund të na tregojnë kohën kur ishim të rinj, dokumente dhe libra të vjetër shkollorë, copa bizhuterish të njollosura. Këto objekte nuk janë gjithmonë me ne. Ne nuk kemi shumë interes për to në një periudhë afatshkurtër ose edhe afatmesme. Ato dergjen në sirtarë dhe papafingo.

Ne i ruajmë si vera. Dhe pastaj më vonë, e gjejmë veten duke i parë me nostalgji. Martin Amis e ka përmbledhur në mënyrë të shkëlqyer këtë proces: “Rinia juaj avullon në të dyzetat e hershme kur e shihni veten në pasqyrë. Dhe pastaj ju bëhet një obsesion pretendimi se nuk do të vdisni. Por më pas e pranoni se një ditë do të vdisni.

Pastaj në të 50-tat tuaja, rezistenca ndaj të pashmangshmes është shumë më e dobët. Dhe pastaj papritmas keni këtë territor të ri të madh brenda jush, që është e kaluara, e cila nuk ishte aty më parë. E kaluara nuk u grumbullua rreth nesh. Ajo ishte në atë papafingo, në atë sirtar, duke ndenjur në mënyrë komode”.

Por tani cikli midis përvojës dhe soditjes së përvojës – midis jetës dhe ekzaminimit të jetës – po mbyllet dhe është tejet i shpejtë. Dagllas Kuplend i dha romanit të tij “Gjenerata X”përdori nëntitullin “Tregime për një kulturë që ecën me ritme të përshpejtuara”. Si ndodh shpesh me Kuplend, ai ishte një brez përpara kohës së tij.

Në fakt kultura është përshpejtuar tani. Dhe unë dyshoj se një nga problemet më të thella për një brez që shqyrton kujtimet që krijoi vetëm disa vjet më parë, dhe mediat “e vjetra” që i krijonin ato, do të jetë se si të negociohet me atë lloj kujtese të përshpejtuar, me atë llojnostalgjie të menjëhershme, gjatë një jete të gjatë. / “The Spectator”/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!