Familja e Caroline, 20-vjeçares së vrarë nga i shoqi në shtëpinë e tyre, kanë kërkuar dënim shembullor për pilotin Babis Anagnostopulos.
Avokati i familjes deklaroi se askush nuk duhet të mendojë se palët po shkojnë drejt një kompromisi.
Ai foli në mënyrë përçmuese për justifikimin e të akuzuarit, se e vrau Carolinen në nervozizëm e sipër.
“Si mundet një person të gjumë të shkaktojë një ndjesi të tillë? A keni parë ndonjë ndjeshmëri në këto 37 ditë pasi unë nuk pashë”, u shpreh ai.
Gjyshet e Lidias së vogël patën sot një telefonatë për të rënë dakord për t’u kujdesur për foshnjën. m.v/abcnews.al