A mund t’i shpëtojë penalizimit Barça dhe qëndrimi i Realit për rastin “Negreira”? Analizojmë me detaje situatën

schedule19:12 - 13 Mars, 2023

schedule 19:12 - 13 Mars, 2023

Barcelona është akuzuar për korrupsion lidhur me pagesat ndaj zëvendëspresidentit të komitetit të arbitrave të futbollit spanjoll. Si rezultat, rasti “Negreira” ka shkaktuar një bujë të madhe gjatë javëve të fundit në Spanjë.

Në këtë përmbledhje do të përpiqemi të shpjegojmë se për çfarë bujë bëhet fjalë.

Çfarë bëri Barça gabim?

Barça pretendohet se i ka paguar 8 milionë euro Jose Maria Enriquez Negreira, ish-zëvendëspresident i komitetit të arbitrave të Spanjës, nga viti 2001 deri në 2018. Prokurorët thonë se në këmbim, Negreira do të “kryente veprime që synojnë të favorizojnë Barcelonën”.

A është i përfshirë Laporta?

Po dhe jo. Janë Sandro Rosell dhe Josep Bartomeu që patën një marrëveshje verbale me Negreira për të favorizuar klubin gjatë ndeshjeve.

Megjithatë, duke qenë se çështja përfshin vitet 2001 deri në 2018, Joan Laporta do të dëshmojë si dëshmitar. Ai drejtoi klubin nga viti 2003 deri në vitin 2010 përpara se të rizgjedhej për mandatin e tij të dytë në vitin 2021.

Çfarë mund të ndodhë nëse shpallet fajtor?

La Liga nuk mund të hetojë Barçën sepse rasti lidhet me ngjarjet që kanë ndodhur më shumë se tre vjet më parë. Megjithatë, UEFA mund të bëjë të gjitha llojet e dënimeve pasi shkeljet nuk parashkruhen sipas rregullave të saj. Kështu, katalanasve mund t’u ndalohet hyrja në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, çdo gjë në këtë fazë do të ishte spekulime. Në vitin 2006, Juventusi u rrëzua në Serie B me një zbritje pikësh për një skandal korrupsioni që përfshin gjyqtarët. E megjithatë, futbolli spanjoll nuk ka parë asgjë të ngjashme deri më sot.

Cili është qëndrimi i Real Madridit?

Sipas COPE, Real Madrid ka vendosur t’i bashkohet betejës ligjore kundër Barcelonës në çështjen “Negreira” dhe do të paraqitet në gjykatë si një “palë e prekur”. Nëse kjo është e vërtetë, është një lajm më i keq për Barcelonën sepse Florentino Perez është në të vërtetë i interesuar për një Barçë të fortë si aleate në Super Ligën, megjithatë klubi i tij thuhet se është në krah të prokurorisë. /G.D abcnews.al/

Burimi: Tribuna.com