A mund të rehabilitohen familjet e ISIS? Shembulli që duhet të marrë Evropa nga Kazakistani

schedule20:07 - 12 Qershor, 2021

schedule 20:07 - 12 Qershor, 2021

Nga Adam O’Neal, The Wall Street Journal

Sabinella Ayazbayeva ka pasur një jetë të mbushur me shumë ngjarje ndryshe nga shumica e grave të reja nga Kazakistani. E lindur në vitin 1990, ajo u martua që në moshën 19-vjeçare. Sabinella u zhvendos në vitin 2014në Siri së bashku me burrin dhe fëmijët e saj, ku iu bashkua Shtetit Islamik.

Një sulm ajror e la atë të ve në vitin 2017. Bashkë me 5 fëmijët e saj përfundoi në Al-Hol, një kamp për familjet e luftëtarëve të ISIS. Pas më shumë se një viti jetese të mbushur me pasiguri në shkretëtirën siriane, familja u rikthye në Kazakistan. Ajo ishte 29 vjeçe.

“Unë dua që fëmijët e mi ta harrojnë atë që ndodhi”- më tha ajo gjatë një bisede përmes një përkthyesi në platformën Zoom. “Jeta ime po kthehet në normalitet”-shtoi Sabinella. Ndërkohë për 62.000 njerëz që po vazhdojnë të lëngojnë në kampin e Al-Hol, jeta mbetet shumë larg normalitetit. Shumica e tyre janë irakianë ose sirianë, ndërsa 9.000 kanë ardhur nga vende të tjera.

Forcat Demokratike Siriane e drejtojnë kampin, që ka një sipërfaqe 736 hektarësh, me burime shumë të kufizuara. Kushtet klimatike të ashpra dhe ato higjeno-sanitare të këqija mund të jenë vrastare. Dhe disa nga roje zbatojnë ende interpretimin e Islamit sipas ISIS:Dhjetëra njerëz në këtë “mini-kalifat” janë vrarë vetëm gjatë këtij viti, dhe të paktën 10 prej tyre me prerje koke.

Administrata Trump mbikëqyri riatdhesimin e më shumë se 24 qytetarëve amerikanë. Disa ishin luftëtarë, por Uashingtoni lehtësoi gjithashtu edhe rikthimin e grave dhe fëmijëve. Kjo ishte Amerika në më të mirën e saj:pra u ofroi fëmijëve të terroristëve shansin për të pasur një jetë normale, ndërsa nxori në gjyq ata që kishin kryer krime.

Por SHBA-ja e ka pasur shumë të vështirë të bindë aleatët e saj që të ndjekin këtë shembull. Mijëra qytetarë të Bashkimit Evropian iu bashkuan disa vite më parë ISIS. Shumë nga të mbijetuar mbeten të bllokuar në kampin Al-Hol, të refuzuar nga vendet e tyre të lindjes.

Pas viteve ligjërata ndaj amerikanëve mbi kushtet e këqija në kampin amerikan në Gjirin e Guantanamos, udhëheqësit evropianë po i shohin tani nga larg qytetarët e BE-së që kanë ngecur në një “Guantanamon”siriane, edhe pse pa lehtësitë e burgut të Karaibeve. Administrata Biden po ushtron presion ndaj Evropës mbi këtë çështje. Por suksesi i tij ka qenë i kufizuar.“Shumë vajza donin të vinin me ne, por Kazakistani nuk mund të pranojë shtetas të vendeve të tjera. Ato vajza na kishin zili që po largoheshin prej andej”- thotë zonja Ayazbayeva.

Shumë njerëz janë arratisur nga këto kampe. Disa janë rikthyer fshehurazi në vendet evropiane si Belgjika dhe Holanda, por askush nuk mund ta dijë me saktësi numrin e tyre. Riatdhesimi u jep të paktën qeverive mundësi që të ruajnë gjurmët e tyre.

“Kazakistani ndërmori një veprim shumë të guximshëm, duke qenë vendi i parë që riatdhesoi një numër të madh shtetasish të tij”- tha në një intervistë Chris Harnisch, një zyrtar i Departamentit të Shtetit në presidencën Trump, që ishte i angazhuar me këtë çështje.

Qeveria e Kazakistanit riatdhesoi 607 qytetarët e saj, përmes një programi të quajtur Operacioni Zhusan. Shumica ishin gra (157) dhe fëmijë (413). Tridhjetë e shtatë luftëtarë meshkuj të rritur u përballën me ndjekje penale pas mbërritjes së tyre në atdhe. Ndërkohë32 gra dhe 89 fëmijë të tjerë u rikthyen vetë. Qeveria kazake i ka dërguar gratë dhe fëmijët në qendrat e rehabilitimit, ku ata i nënshtrohen një procesi të gjatë, për t’i ndihmuar të ri-integrohen në shoqëri.

Disa kthehen plotësisht të zhgënjyer, ndërsa të tjerët mbeten të përkushtuar ndaj ISIS. Një grua u përpoq të fuste fshehurazi në Kazakistan disa broshura propagandistike të ISIS, duke përdorur lodrën e një fëmije.

“Ne po përpiqemi që t’i rikthejmë këta njerëz në normalitet. Ne do të dëshironim t’i shihnim ata si njerëz të zakonshëm. Kjo gjë krijoi jo pak debate brenda vendit, por qeveria u tregua e vendosur”- më tha në fillim të këtij viti zëvendësministri i Jashtëm i Kazakistanit, Yerzhan Ashikbayev.

“Shtetet e Bashkuara i kushtuan shumë përpjekje ndihmës së kazakëve për të projektuar, ndërtuar, dhe më pas zbatuar programet e tyre të rehabilitimit”-thotë ambasadori Nathan Sales, koordinatori i Departamentit të Shtetit kundër terrorizmit.

Sipas tij vendet punuan së bashku për të “ndërtuar programe të bazuara në njohuritë më të fundit nga fusha si trauma e fëmijërisë, nga ekspertët e arsimimit dhe autoritetet fetare”.Bibigul Assylova, zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës, thotë se në fillim mund të jetë e vështirë të krijosh një raport me ta.

Kur disa nga fëmijë pikturonin “shumica e vizatimeve kishin të bënin me bombardimet”. Por fëmijët “rehabilitohen shumë më shpejt” se të tjerët, dhe zonja Assylova vlerëson se më shumë se gjysma e fëmijëve të riatdhesuar që ndjekin shkollën janë bërë studentë të shkëlqyer.

Zoti Sales vë në dukje se “deri më tani, të dhënat janë të mira”, por ai paralajmëroi se pa njëvëmendje të qëndrueshme, njëpolitikë e tillë nuk do të ketë sukses. Zyrtarët kazakë e pranojnë se disa pjesëmarrës në programine rehabilitimit kanë pikëpamje radikale.

Ashikbayev thotë se agjencitë e zbatimittë ligjit mund të ndihmojë në zbutjen e rrezikut, por “ne ndoshta nuk do të kemi 100 për qind, dhe patjetër qëdo të kemi probleme”.Pa dalje në det,Kazakistani, një ish republikë Sovjetike, është larg nga të qenit një parajsë e të drejtave të njeriut.

Freedom House e quan atë një “regjim të konsoliduar autoritar”, por për familjet e ISIS-it Kazakistani ka marrë një qasje më humanitare sesa shumë demokraci evropiane. Krerët e vendit shohin më të rrezikuar një parim më madhor.

“Kjo ka të bëjë me identitetin. Kazakistani është një komb shumë i ri. Ne e kemi fituar pavarësinë vetëm 30 vjet më parë. Programi i riatdhesimit tregon qartë që ne jo vetëm qëjemi një shoqëri paqësore, por gjithashtu se do të dëshironim të ruanim identitetin tonë si shtet”-thotë Ashikbayev. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al