Analisti Mentor Nazarko ka përjashtuar mundësinë që në PS të ndodhë ajo që ndodhi brenda PD-së, siç ishte çarja e partisë deri në largimin e Lulzim Bashës.
I pyetur nga drejtuesi i ‘Log.’ në Abc, Endri Xhafo se sa mundësi ka të ndodhë në PS, ajjo që pamë në Partinë Demokratike, Nazarko tha se aktualisht është e pamundur të shohim Ramën të largohet, pasi brenda socialistëve nuk ka ende një numër dy.
‘Në PS nuk ka hë për hë numra dy që mund të rivalizojnë Edi Ramën, për fat të Ramës modeli i zonjës Merkel përdoret dhe nga demokratët dhe autokratët. Sigurisht që atij do i mungojë çdo ditë ajo arma për të nxitur përçarje brenda PD-së. Natyrisht problemi më i madh i zotit Rama është protesta. Protesta është problem dhe për opozitën, sepse po ofron figura të reja’, tha NAzarko në ‘Log.’.
/T.H/Abcnews.al/