A mund të luajë Bylisi në Kupat e Evropës? “Plas” debati në Pressing!

schedule23:55 - 16 Korrik, 2020

schedule 23:55 - 16 Korrik, 2020

Në Pressing, vazhdon debati për ndeshjen gjysmëfinale Tirana-Bylis. Gjithçka nisi nga menaxheri i lojtarëve, Mario Cenollari, i cili tha se Bylisi nuk kishte motivim për të luajtur, pasi nuk është i licencuar për të luajtur në Kupat e Europës. Edhe gazetari Eno Skarço ndau të njëjtin mendim, ndërsa Florian Riza kundërshtoi.

Mario Cenollari – “Bylisi për çfarë po luante? Edhe nëse kualifikohet në Europa League, nuk është i licencuar. Dolën në gazeta, që janë pesë ekipe që nuk mund të luajnë në Europë. Mes tyre dhe Bylisi.

Eno Skarço – “Presidenti i Bylisit thotë që do të shkoj në Europë dhe nuk kam probleme. Këto janë zëra, pasi Federata, e ka mbajtur sekret këtë gjë. Po them që kjo është një tymnajë që vazhdon të jetë e madhe. Ne e cenojmë garën? Bylisi, nuk e di që s’do të luajë në Europë?

Florian Riza – “Federata nuk mban sekrete, janë publike për klubet”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!