A mund ta zgjidhni enigmën në më pak se 2 min? Nëse po, atëherë ju i përkisni 1% të popullsisë

schedule13:05 - 21 Korrik, 2022

schedule 13:05 - 21 Korrik, 2022

Kuizet dhe iluzionet optike janë ndër gjërat e preferuara të përdoruesve të internetit. Asgjë nuk është më e kënaqshme sesa të jesh në gjendje të kuptosh se si funksionon një iluzion optik.

Iluzioni optik më poshtë, i cili është bërë viral në rrjetet sociale, mund të zgjidhet vetëm nga 1% e njerëzve.

Fotografia e enigmës që vijon është frymëzuar nga artisti i shekullit të 16-të Giuseppe Arcimboldo dhe përmban 25 kafshë. A mund t’i gjeni në më pak se 2 minuta?

Edhe pse imazhi qarkullon në internet për gati një dekadë, ai së fundmi u bë viral në Tik Tok me shumë përdorues që pretendojnë se ata që mund të gjejnë përgjigjen i përkasin 1% të popullsisë.

Elefanti në krye të imazhit është mjaft i dallueshëm, siç është një kangur së bashku me një ari në fund. Tigri, breshka, kali dhe lepuri në mes janë gjithashtu lehtësisht të dallueshëm, por që andej fotografia fillon të bëhet paksa e ndërlikuar.

Disa përdorues ishin në gjendje të gjenin lehtësisht të 25 kafshët e fshehura në imazh, por shumë pak arritën t’i dallonin ato në më pak se 2′. Nëse ia dolët, urime pasi i përkisni 1% të popullsisë!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!