A mjafton paketa fiskale për të ndihmuar qytetarët? Soko: Qeveria duhet të ulë taksat, siç po bëjnë vendet e tjera

schedule19:49 - 28 Shtator, 2022

schedule 19:49 - 28 Shtator, 2022

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, duke folur në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar vendimet e qeverisë për tu ardhur në ndihmë shtresave në nevojë për të përballuar krizën ekonomike.

Sipas tij çdo para është ndihmë për qytetarët, pasi çmimet janë bërë të papërballueshme.

Ndërkohë Soko vuri theksin tek taksat, sipas të cilët ulja e tyre do të sillte ndihmë për të gjithë shqiptarët jo vetëm për disa shtresa të caktuara, siç janë pensionistët apo ata që marrin ndihmë ekonomike.

Ai theksoi se sot rritja e rrogave që bëri qeveria thjeshtë indekson rritjen e çmimeve.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Ta kesh rrogën 500 mijë lekë të vjetra nuk e mban dot familjen me këto çmime?

Soko: Unë kam bërë një përllogaritje. Në vitin 2016-të Avokati i Popullit nxori një shifër sa i përket minimumit jetik në Shqipëri doli se ishte diku tek 16 mijë lek për person në muaj. Duke patur parasysh inflacionin kjo shifër duhet të jetë tek 20 mijë lekshi për person. Nëse merr parasysh se BB e llogarit me 5.5 dollarë në ditë minumimi jetik, duke marrë parasysh inflacionin sot duhet të jetë 7 dollar dita.

Xhokaxhi: Si ndihmohen vendet e tjera?

Soko: Si mund të preken këto fasha. Kush i prek taksat, tvsh-ja është 20%. Pra ti i ul taksat, duke ua lënë në xhep është një lloj ndihme. Të gjitha shtete kanë ndërhyrë në sistemin e taksave.

/Abcnews.al/