A merrni vendime impulsive? Iluzioni optik që do t’ju zbulojë të vërtetën

schedule11:06 - 27 Qershor, 2023

schedule 11:06 - 27 Qershor, 2023

Testet psikologjike mund të na japin një pasqyrë shumë të mirë të personalitetit tonë, por edhe të mënyrës se si përballemi me situata të ndryshme në jetën tonë. Psikologë të shquar kanë identifikuar disa nga testet më efektive të personalitetit dhe më poshtë është një prej tyre.

Ky është një imazh që zbulon shumë për mënyrën se si merrni vendime. E tëra çfarë ju duhet të bëni është ta vëzhgoni me kujdes dhe të thoni atë që shihni më parë.

Nëse keni parë së pari:

Lulet

Nëse i keni parë lulet fillimisht, jeni një person mjaft i paparashikueshëm për sa i përket zgjedhjeve që bëni. Ju punoni me emocione dhe vendimet që merrni janë impulsive. Pra e lini pas logjikën dhe kur jeni në dilemë, e lini zemrën të vendosë.

Fytyra e një gruaje

Nëse keni vënë re fillimisht fytyrën e një gruaje, mendoni dhe i peshoni shumë gjërat përpara se të merrni një vendim. Ju analizoni gjithçka përpara se të vendosni diçka të rëndësishme në jetën tuaj dhe kjo ju mbron nga shumë rreziqe, por ju mban larg mundësive të rëndësishme që humbisni për shkak të analizimit të tepërt.

Nëse në përgjithësi e keni të vështirë të merrni vendime, mund të vuani nga lodhja e vendimeve. Nëse po pyesni se si shkaktohet, pamundësia për të marrë vendime vihet re kur duhet të marrim shumë vendime të rëndësishme brenda një periudhe të caktuar kohore. Kjo na krijon stres shtesë si pasojë e të cilit ndiejmë lodhje intensive dhe nuk mund të vendosim asgjë.

Sipas psikologes, Doreen Dodgen-Magee: “Pandemia ka rritur vendimet që na është kërkuar të marrim dhe të gjitha këto duhet të merren në një mjedis tashmë stresues. E ashtuquajtura mjegulla e trurit që ndjenim intensifikoi simptomat e pamundësisë për të marrë vendime”./abcnews.al