Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A konsumohet alkool në ambientet e Policisë? Përgjigjet Lleshaj

schedule11:15 - 31 Maj, 2019

schedule 11:15 - 31 Maj, 2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj mohon akuzat e ish-deputetëve të opozitës sipas të cilëve përfaqësuesit e uniformave të policisë janë gjetur duke konsumuar pije alkoolike në ambientet e brendshme të drejtorisë së policisë.

Mirela Milori: Çuarja në prokurori e 6 ish-deputetëve të PD, ka patur një video që ka qarkulluar, sekretari i përgjithshëm në PD Gazmend Bardhi tha se deputetëve u është ndaluar të hyjnë në polici, ka patur një tension verbal por përfaqësuesit e uniformave të policisë janë gjetur duke konsumuar pije alkoolike në ambientet e brendshme të drejtorisë së policisë;

Sandër Lleshaj: Në fakt ish deputetët kanë shkuar vetë në prokurori sepse vetë kanë shkuar edhe në polici. besoj që opinioni publik është i qartë për pamjet, për fat është i dokumentuar me video. Kemi të bëjmë me një akt të paprecedentë dhune që ushtrohet nga jo vetëm deputetë, por dhe ish-ministra që kanë paturpësinë të prekin punonjësit e policisë të cilët i kanë patur vartës. Ai gjest është i pajustifikueshëm dhe i turpshëm. Polici ka për detyrë të mbrojë atë institucion.

Mirela Milori: Pretendohet se është konsumuar alkool në ambientit e institucionit është e vërtetë?

Sandër Lleshaj: Është e pavërtetë, por edhe sikur të ishte e vërtetë nuk justifikon hyrjen me dhunë në institucionin e policisë. Barriera etike dhe morale pengon të prekësh punonjësin e policisë. Të qënit deputet nuk u jep asnjë të drejtë të prekin punonjësit e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!