A u shkaktua nga një person me probleme të shëndetit mendor masakra në Selenicë të Vlorës? A ishte i sëmurë 24 vjeçari, i cili për 12 orë luajti si macja me miun, jo vetëm me policinë, por edhe opinionin publik?
Orët pas krimit tronditës në Resulaj të Selenicës përveç tronditjes që krijoi në opinion publik patën dhe një dilemë jo fort të vogël.
A është një i sëmurë mendor 24 vjeçari Ridvan Zykaj?
Fillimisht u tha jo zyrtarisht se ai mund të ishte një person me probleme të shëndetit mendor. Më pas një i afërm zbuloi se ai kishte patur një periudhë paqëndrueshmërie pasi kishte pësur një djegie në 70 përqind të trupit
I afërmi: “Ka qenë njëherë i sëmurë ky djali, ka pasur një djegie në 70% të trupit dhe u kurua dhe erdhi në familje. Njerëz të mirë, të nderuar e respektuar nga të gjithë”.
Por a është i sëmurë mendor një person që pasi sharron me plumba tetë të afërm, mes të cilëve edhe një fëmijë e një plakë të paralizuar prej vitesh, nuk ia fut të qeshurës histerike diku në ndonjë cep oborri, por ia fut vrapit për t’i shpëtuar prangave?
A është i sëmurë mëndor një njeri që gjysëm dite i fshihet policisë?
A është i sëmurë mendor një person që në rastin më të mirë, reagon vetë ne rrjetet sociale, duke iu përgjigjur thirrjeve për t’u dorëzuar apo dhe atyre që i urojnë vdekjen?
A është psikik një njeri që sfidon autoritetet më të larta të vendit në rrjetet sociale, ndërkohë që 500 burra i janë vënë nga pas dhe ai vazhdon arratinë?
A është psikik një njeri që pasi ka vrarë 8 persona, kapet nga policia dhe ne vend qe te shpreh pendesë, kërkon të plotësojë nevojën e tij për të pirë ujë?
A është i sëmurë psikik një person që e kupton se policia e arrestoi me vonesë, 12 orë pas krimit makabër?!
A është një vrasës psikik, një 24 vjeçar që sapo ka hapur tetë varre, kërkon avokat për t’u mbrojtur përballë drejtësisë?!
A është një person me problem të shëndetit mendor Ridvan Zykaj, apo fatkeqësisht siç thotë vetë ai në rrjetet sociale është një djalë që do sherre dhe skandale se është djalë me ideale. /abcnews.al