TIRANË- Studiuesi Ilir Ikonomi, i ftuar në “Real Story” foli dhe për pikëpyetjet e ngritura nëse Fan Noli kishte shkuar në Moskë dhe nëse kishte patur mbështetje prej tyre për të ardhur në pushtet në qershorin e vitit 1924.
Ai tha se ka patur disa herë përpjekje për të shkuar atje, por edhe pse i doli viza pas disa përpjekjesh, Noli nuk pranoi të shkonte në Moskë.
“Kam gjetur një dokument, ku thuhet që Noli e studionte sistemin sovjetik. Ishte i interesuar të shikonte se çfarë ishte ky sistem, ishte i panjohur në fund të fundit. Gjatë kësaj kohë nuk ka shkuar në Moskë, por ai kërkoi të shkonte në Moskë në 1922-23 për një arsye të vetme për tu bërë peshkop, për tu bërë peshkop i rregullt, sepse kemi thënë në librin e Apostuli peshkopi rus i Amerikës nuk e bëri Nolin peshkop, ia shtyu dhe u grindën dhe Noli kishte si synon të qartë, që duhet të bëhem patjetër peshkop që ti arrijë këto gjëra me kishën. Noli mendonte se këtë mund ta bënte në Moskë, ai mobilizoi Mehmet Konicën, që ishte ambasador në Londër, që të fliste me njerëz të ndryshim që ti nxirrnin vizën për të shkuar në Moskë. Mirëpo rusët nuk ia dhënë vizën në 1922, por në 1923 ia dhanë vizën dhe ishte tepër vonë për vizën Nolit dhe Noli e kuptoi se mund ta diskreditonte, shkuarja në Moskë dhe nuk shkoi dhe u përmbajt. Ai shkoi në Gjermani në vitin 1023, për të kërkuar vizë ruse në një konsullatë në Gjermani. Më në fund ia dhanë dhe u bindën që do ishte mirë që ne të kemi një njeriun tonë në Shqipëri, rusët . Që atëherë sovjetikët kishin synimi, biles eksiton një letër e Chicherin, ministrit të jashtëm rus, dërguar Stalinit ku thuhet mezi presim që të kemi një përfaqësues tonë në Tiarën, i cili të përhap bolshevizim në Ballkan”, tha ai./abcnews.al