Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima, një nga partizanët ë të mëdhenj në Shqipëri për legalizimin e kanabisit ishte i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, pikërisht për të folur për këtë temë.
I pyetur nga moderatori Endri Xhafo nëse kishte konsumuar ndonjëherë kanabis, Kokëdhima u përgjigj në mënyrë negative, madje shtoi se nuk ka prekur as edhe bimë kanabis.
Pjesë nga diskutimi:
Xhafo: A keni pirë ndonjëherë kanabis?
Kokëdhima: As nuk e kam prekur asnjëherë bimën me dorë. Shqipërinë nuk e ka shkatërruar kanabisi.
/Abcnews.al/