A ka shkuar në shtrat me yllin madrilen? Bukuroshja spanjolle i shtang të gjithë

schedule10:18 - 5 Qershor, 2020

schedule 10:18 - 5 Qershor, 2020

Marta Diaz është e dashura e  Sergio Reguilon, mbrojtësit të Real Madrid që është i huazuar te Sevilla. Ajo është mjaft e famshme në Spanjë, për shkak të ndjekësve të saj në “Youtube”, ndërkohë që së fundmi ka botuar edhe një libër të titulluar “Gjithçka që kurrë nuk ta thashë”.

E ftuar në emisionin “La Resistencia” në Movistar, veçse për librin ajo u pyet edhe për marrëdhënien me Reguilon dhe e pranoi se gjatë periudhës së karantinës nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.

“Nuk jemi bashkë, jam e izoluar”, tha bukuroshja, e cila me siguri mezi po pret të takohet me partnerin e saj. Mes të tjerash ai zbuloi edhe pasurinë e saj, që vërtitet nga 300 mijë, në 500 mijë euro. /abcnews.al