A ka rrezik vaksina AstraZeneca? Flasin Kalo dhe Ylli: Politikë, humbje kohe, nuk duhet të ndalemi

schedule18:49 - 16 Mars, 2021

schedule 18:49 - 16 Mars, 2021

Një debat i madh ka përfshirë shumë shtete lidhur me përdorimin e vaksinës AstraZeneca. Një pjesë e shteteve e kanë pezulluar, ndërsa pjesa tjetër ku përfshihet edhe Shqipëria vijojnë injektimin e dozave.

Në Shqipëri, strukturat e shëndetësisë, por edhe kryeministri Edi Rama kanë garantuar se dozat që ka marrë Shqipëria janë një tjetër seri nga ajo që janë shfaqur probleme në disa shtete në Europë.

Por cfarë thonë mjekët?

Mjeku i njohur Tritan Kalo e cilëson gjithë debatin politik, ndëshkim për Britaninë post-BREXIT, pasi sipas tij vaksina AstraZeneca është po aq efikase sa edhe Pfizer.

Së pari është katër herë më e lirë se Pfizer- Biontech, së dyti ruhet si vaksinat e tjera dhe jo në -80 gradë si Pfizer-Biontech, së treti është pothuajse po aq efikase sa vaksina e Pfizer-Biontech…Në mbyllje, është thjesht një ndëshkim i Britanisë post-brexit…. Politikë përtej arsyes e nevojave njerzore” thotë doktori i njohur.

Epidemiologu Alban Ylli, që u bë pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve po ashtu i kontaktuar nga Abcnews.al e cilësoi humbje kohe vendimin e shumë vendeve të BE-së për të pezulluar vaksinën AstraZeneca.

Humbje kohe, jemi në një situatë të pazakontë për ne kryesorja është që të sigurojmë sa më shumë vaksina” tha ai. I pyetur në lidhje me masat anti-covid, se cili është mendimi i tij nëse duhet të shtrëngohen, Ylli u shpreh se “Besoj se duhet të qëndrojnë në fuqi të njëjtat masa që janë” përfundoi ai.

Kush po i prodhon vaksinat e AstraZeneca?

Vaksina u zbulua nga një ekip nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania farmaceutike Britanike-Suedeze AstraZeneca. Ekipi hulumtues përfshin shkencëtarë nga Instituti Jenner dhe Grupi i Vaksinave të Oksfordit./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!