A ka rrezik për luftë në Ballkan? Kodheli: NATO është siguri jo vetëm për Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe për vetë Serbinë

schedule19:39 - 3 Mars, 2022

schedule 19:39 - 3 Mars, 2022

Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, aktualisht zv.presidente e Aleancës Kombëtare të NATO-s, e përjashtoi mundësinë e një konflikti në Ballkanin Perëndimor, ndërsa komentonte situatën e luftës në Ukrainë.

E ftuar në ‘Radarin Informativ’ në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, Kodheli tha se aktualisht në Ballkanin Perëndimor ndodhet misioni më i suksesshëm i NATO-s, KFOR, që është garanci jo vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë, por edhe për vetë Serbinë.

‘Unë duhet të përmend faktin se ne kemi në Kosovë misionin më të gjatë të NATO-s KFOR që është garanci e madhe për Kosovën, por edhe për serbët’, u shpreh ish-ministrja e Mbrojtjes.

Më tej Kodheli theksoi se NATO tashmë është e përgatitur për mbrojtje për çfarëdo lloj situate, ndërsa theksoi se aleanca euroatlantike nuk do të sulmojë askënd.

‘Aleanca ka qenë e përgatitur edhe pa ndodhur kjo që ka ndodhur. Aleaca është e përgatitur për mbrojtje nuk do të sulmojë askërkënd asnjëherë, por po punon intensivisht në këto ditë lufte për të mos u cënuar asnjë vend i aleancës’, tha Kodheli. /Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!