A ka marrë fund “kriza” e çmimeve? Isaj: Inflacioni, në nivele të kontrolluara! Hoxholli: Rritja e normave të interesit të tregut ishte e ngadaltë!

schedule20:23 - 12 Prill, 2024

schedule 20:23 - 12 Prill, 2024

Vlerësimi i lekut ka sjellë norma më të ulëta inflacioni, një gjë e dukshme kjo si në kontekstin rajonal dhe në atë evropian.

Në raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë theksohet se monedha vendase u forcua me ritme të shpejta gjatë vitit 2023, e cila kulmoi fillimisht në muajin korrik, ku kursi euro/lek zbriti në mesatarisht në 103 lekë.

Në një intervistë në “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ekspertja për Çështjet Financiare Brunilda Isaj tha se faktorët që ndikojnë në ecurinë e inflacionit janë të shumtë, ndërsa shtoi se lajm i mirë mbetet fakti që mbetet në nivele të kontrolluara.

“Faktorët që ndikojnë në ecurinë e inflacionit janë të shumtë. Megjithatë kemi një tendencë që na inkurajon, por lajm më i mirë do të jetë që kjo të vijojë të mbetet në nivele të kontrolluara”, u shpreh Brunilda Isaj.

Ndërsa Zv/drejtoresha e politikës monetare në Bankën e Shqipërisë, Rajna Hoxholli, gjatë kësaj interviste u shpreh se kushtet e financimit mbeten mbështetëse për rritjen e kredisë.

“Rritja e normave të interesit të tregut ishte e ngadaltë, por edhe kushtet e financimit mbeten mbështetëse për rritjen e kredisë. Por shohim që normat e interesit janë rritur si për kreditë e reja ashtu edhe për kreditë ekzistuese”, tha Hoxholli.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!