A ka lidhje me shqiptarët? Artan Hoxha flet për porositësit e kamionit me 1.3 ton “të bardhë”

schedule17:06 - 20 Shkurt, 2020

schedule 17:06 - 20 Shkurt, 2020

I ftuar në Abc News, gazetari investigativ Artan Hoxha zbuloi detaje nga kapja e kamionit me 1.3 ton kokainë në Maqedoni, i cili kaloi përmes Shqipërisë.

Ndër të tjera, Artan Hoxha tha se lënda narkotike nuk i përket grupeve të trafikantëve që operojnë në Shqipëri apo që kanë origjinë vendin tonë.

Hoxha shpjegoi se bëhet fjalë për një sasi shumë të madhe kokaine dhe ajo nuk kishte destinacion Shqipërinë apo Ballkanin.

“Sasi të tilla nuk konsumohen nga vende si Shqipëria apo Ballkani. Zakonisht konsumohet në vendet e BE”, tha Gazetari.

Ndër të tjera ai tha:

Një sasi të tillë kokaine nuk e porosit vetëm një grup kriminal, por mblidhen disa grupe. Nëse shikon, në ngarkesë ka disa lloje paketimesh dhe secili paketim i përket një grupi të caktuar kriminal.

Pjesa e ngarkesës prej 1.3 ton është hequr në Itali. Është lejuar të lëvizë kamioni me banane. Ka shkuar në portin e Tivarit. Në këtë port, ngarkesa është vonuar disa ditë. Ka patur dyshime nga ata që e kanë porositur. Fillimisht ata nuk janë paraqitur për ta marrë, pastaj janë paraqitur, por kanë ndryshuar destinacionin. Destinacioni final ishte qyteti port i Sllovenisë. Bëhet fjalë për Koperin.

Aty ishte pika kua ajo do të tërhiqej nga trafikantët. Në fakt, ngarkesa ka qendruar në Tivar. Aty kanë dyshuar dhe kanë ndryshuar destinacionin duke e çuar në drejtim të Maqedonisë.

Ka raste kur konteinerët kanë shëtitur për muaj të tërë në Europë pasi trafikantët kanë nuhatur se policia i ka pikasur. Konteinterit nuk i dilte njeri për zot dhe shëtitej gjithandej.

Ndër të tjera, ai shpjegoi se një kilogram kokainë mund të blihet me 1 mijë dollar në Ekuador, por kur sillet këtu ajo është e pastër dhe mund të përziehet duke prodhuar në fakt 2, 3, apo 4 kilogram. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!