Përpjekja e Rusisë për të përdorur eksportet e saj masive të energjisë si një armë kundër Europës nuk po shkon sipas planit të Moskës. Putini ndërpreu furnizimin me gaz pas sanksioneve perëndimore, por Europa ka arritur të ruajë mjaftueshëm gaz natyror për të kaluar këtë dimër.
Sipas të dhënave nga kompanitë e specializuara, varësia e BE-së nga gazi rus shënoi rënie nga 36% tetorin e kaluar në vetëm 9% një vit më vonë.
Ndërsa importet ruse të naftës ranë me 33%, për shkak të ndalimit që do të hyjë në fuqi dhjetorin e ardhshëm.
Siç theksojnë analistët e CNN, Europa është në rrugën e duhur për të arritur qëllimin e saj për pavarësi të plotë nga Rusia deri në vitin 2027 dhe po rrit importet e gazit nga Norvegjia dhe Algjeria, si dhe gazi natyror i lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara.
Ndërsa magazinat janë me kapacitet 91%, shumë më i lartë se objektivi prej 80% i vendosur nga vendet europiane për muajin nëntor.
Por ky sukses, i ka kushtuar shtrenjtë ekonomisë.
Çmimet kanë rënë ndjeshëm që nga gushti i kaluar, por janë ende 265% në rritje nga një vit më parë, duke krijuar probleme të mëdha për bizneset dhe familjet.
/abcnews.al