A jua hodhi sërish mazhoranca me “Territorialen”? Bozdo: PD ishte e papërfaqësuar, ata deputetë që ishin në komision nuk ishin të mandatuar

schedule22:00 - 16 Shtator, 2022

schedule 22:00 - 16 Shtator, 2022

I ftuar në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, i cili vinte në pozicionin e përfaqësuesit të Partisë Demokratike, tha se Reforma Territoriale ishte vendosur që në fillim të mos ndryshonte.

I pyetur nga moderatori Xhafo nëse mazhoranca “ua hodhi” edhe këtë herë, pasi i ftoi një Komision dhe në fund nuk ndryshoi asgjë, Bozdo tha se këtë herë PD ishte e papërfaqësuar në tryezë.

Sipas Bozdos është e vërtetë që në tryezën e Komisionit për Reformën Territoriale pati disa dputetë të Partisë Demokratike, por ata nuk ishin të mandatuar për të përfaqësuar PD-në.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: A jua hodhën këta me Komisionin e Reformës Territoriale?

Bozdo: PD ka qenë e përjashtuar këtë radhë nga Reforma Territoriale, deputetët që mbajtën atje janë deputetë të PD por nuk ishin mandatuar nga PD. Nuk besoj se ua hodhën por besoj se ishte çështje marrëveshjeje. Ka një pohim publik të Alibeajt që tha se ne i dhamë votat për vettingun sepse na u premtua rritje e numrit të Bashkive. Kjo është një lojë, që ndodhi me Presidentin. Të zhvishemi nga politika dhe të shohim realisht, a jemi të kënaqur nga performanca kur thotë jemi shumë mirë?

Denaj: Jo jo unë thashë se performanca është më e mirë se 2014-ta dhe më përpara, por thashë që ka nevojë për përmirësim, por jo për ndarje.

Bozdo: Ju thatë që meqë jemi më mirë se nga kemi qenë në 2014 nuk ka nevojë për ndarje tjetër. Fakti që ju refuzoni jo vetëm të trajtoni hartën territoriale, por refuzoni të dëgjoni mendime. Dy javë para se të mbarojë Komisioni, Kryetari i grupit parlamentar juaji tha se Reforma Territoriale nuk ndryshon.

Debaj: Në Reformën Territoriale Komisioni ka dalë me dëgjesa në numrin 40. Dëgjesat janë ato që na kanë çuar në këtë përfundim. Ju nuk mund ta zvogëlimi këtë punë të komisionit si nga PS edhe për atë të PD, që të thoni se është pazar.

Bozdo: Dy javë para se të mbarojë kjo reformë shefi i grupit parlamentar thotë se na vjen keq por s’ka për të ndodhur asgjë. Unë mendoj se ose ky komision është futur me këtë mendje dhe dyta janë shumë të kënaqur me këtë ndarje.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!