“A ju zë gjumi me kaq shumë gjak që po derdhet në Ukrainë”, gazetarja vë me shpatulla pas murit ministrin rus

schedule14:19 - 3 Mars, 2022

schedule 14:19 - 3 Mars, 2022

Një gazetare e huaj e medias “DW” ka vënë me shpatulla pas murit, ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë një konference për shtyp, e cila u zhvillua online ditën e sotme. Teksa po fliste për situatën e konfliktit Rusi-Ukrainë, gazetarja i bën Lavrovit pyetjen bombastike.

Ajo e pyeti se si e bën gjumin ministri me kaq shumë gjak fëmijësh dhe të moshuarish që po derdhet në Ukrainë.

KËTU lexoni gjithçka nga lufta sot në Ukrainë

“Dua të më shikosh në sy dhe të më thuash, si të zë gjumi natën, kur ka kaq shume gjak që po derdhet çdo ditë nga fëmijët e të moshuarit. A mund të flini natën?”, pyeti gazetarja.

Sigurisht, Lavrov nuk u përgjigj drejtpërsdrejti. Ai tha se çdo jetë njerëzore është e çmuar.

“Nuk mund të them asgjë më shumë sesa këto që thashë, çdo jetë është e çmuar. Gra, fëmijë dhe të moshuar janë vrarë me mijëra në rajonin e Donbas të Ukrainës Lindore”, tha Lavrov, duke iu vdekjeve gjatë konfliktit midis separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase në Donbas midis 2014 dhe 2022, dhe jo vdekjeve gjatë pushtimit aktual rus të Ukrainës.

Momentin e gjeni në minutën 29 të videos më poshtë

Gjatë fjalimit të tij në konferencë Lavrov krahasoi SHBA-të me Hitlerin dhe Napoleonin, gjatë konferencës për shtyp mbi luftën me Ukrainën.

“Amerikanët po u diktojnë gjermanëve se çfarë është e mirë për sigurinë energjetike evropiane dhe ata thonë se nuk kanë nevojë për atë tubacion (Nordstream 2) dhe se siguria do të sigurohet nga furnizimet nga SHBA, që është disa herë më e shtrenjtë”, tha Lavrov për mënyrën se si Amerika po menaxhon situatën e konfliktit Rusi –Ukrainë.

“SHBA-të po tentojnë të imponojnë pikëpamjen e tyre për të ardhmen e Evropës. Napoleoni dhe Hitleri synonin të kishin nën kontroll të gjithë Europën, tani amerikanët kanë vënë nën kontroll Europën”, tha Lavrov për SHBA-të./abcnews.al/