A jemi në tirani? Ngjela: Që prej vitit 1992 deri më sot nuk ka pasur zgjedhje të lira

schedule21:31 - 9 Shkurt, 2021

schedule 21:31 - 9 Shkurt, 2021

Avokati i njohur Spartak Ngjela deklaroi se qeverisjet normale në demokraci vijnë nga zgjedhja e lirë, por ai theksoi se edhe pas rënies së diktaturës në Shqipëri nuk ka pasur ende zgjedhje të lira.

I ftuar në emisionin “Refleksione” në ABC, avokat Ngjela politika shqiptare ne vitet e tranzicionit ka uzurpuar pushtetin duke i vjedhur votat.

Ngjela u shpreh i bindur se shqiptarët nuk kanë votuar kurrë të lirë. Mes të tjerash avokati tha se në Shqipëri nuk mund të flasim për demokraci kur nuk sigurohet liria e votës.

Ai tha se sistemin zgjedhor e kontrollojnë dy partitë e mëdha duke mos lejuar që askush tjetër të mos arrijë të marrë pjesë.

Avokati na sqaroi se politikë do të thotë qeverisje, qeverisje do të thotë shtet, shtet do të thotë koalicion, forcë, shtrëngim, kjo e fundit mund të na çoj në tirani. Ngjela u shpreh i bindur se ne nuk jemi në tirani por në një abuzim tek vota e lirë.

“Qeverisjet normale në demokraci vijnë nga zgjedhja e lirë. A ka zgjedhje të lira në Shqipëri? Jo asnjëherë. Që nga 92 e deri më sot nuk ka asnjë zgjedhje të lirë. Atëherë për çfarë politike do flasim? Ky është uzurpim.

Ajo që po thuhet këtu është se qarkullimi i elitave vjen nga votimi. Nuk vjen strategu si në romen e lashtë që të thotë shpërndahuni se do qarkullojnë elitat. Është në funksion të zgjedhjeve së lirë. Po shqiptarët kanë votuar ndonjëherë lirisht. Jo. Ndaj nuk e dimë nëse është frymë e popullit apo jo politika aktuale. Politikë do të thotë qeverisje, qeverisje do të thotë shtet, shtet do të thotë koalicion, forcë, shtrëngim, kjo e fundit mund të na çoj në tirani.

Ne s’jemi në tirani por në një abuzim tek vota e lirë. Nuk kemi një demokraci në kuptimin e plotë të fjalës, por është e kufizuar si pasojë e cenimit të votës së lirë. Shikojeni si kanë vepruar edhe në këto momente, kanë bërë një zhvillim elektoral që e kontrolloj ë dy partitë e mëdha, ku askush tjetër nuk mund të marri pjesë. Çfarë kanë bërë asgjë, çfarë kanë arritur asgjë. Pse luftojnë për pushtet, këtu vjen psikika, sepse kanë patologji ndaj pushtetit, kjo sepse duan të krijojnë me se zben pushtetin e tyre, “ deklaroi mes të tjerave Spartak Ngjela në emisionin “Refleksione.”/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!