“A je në terezi, si i ul pikët konkurrenteve të tjera”, sherr me tone të larta mes Nikos dhe Mirandës

schedule23:27 - 21 Maj, 2021

schedule 23:27 - 21 Maj, 2021

Ishte një mbrëmje relativisht e qetë për konkurrentet e Style Star Show, derisa erdhi momenti i konkurrentes së fundit që iu shtua garës më të madhe të stilit. Senajda ngjalli shumë debat mes vajzave sepse veshja si dhe koncepti i saj për veshjet e përshtatshme për dasma ishte i ndryshëm nga ai i konkurrenteve të tjera.

Përveç vajzave, edhe anëtarët e jurisë kanë debatuar me njëri-tjetrin për zgjidhjen e veshjes së Senajdës. Miranda Dupit veshja e konkurentes, për tematikën që i është caktuar, i është dukur perfekte. Me disa kritika të vogla për zgjedhjen e ngjyrës, por përgjithësisht i ka pëlqyer shumë.

Niko nuk mendonte njësoj dhe ka pasur një qëndrim të fortë kundër saj. Por Miranda i ka qëndruar besnike mendimit të saj të parë. Replikat e saj ‘’Do syzet e mia ‘’ apo ‘’i do qejfi të shkoj në dasëm kështu Niko” ishin disa nga përgjigjet që kanë habitur. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!