Përktheu Sonila Backa-abcnews.al
Më 24 nëntor, të paktën 10 persona humbën jetën si pasojë e një zjarri që ra në një ndërtesë apartamentesh në Urumqi, një qytet në Kinën perëndimore. Shumë fajësuan kufizimet e rrepta të Covid-19 për numrin e viktimave.
Protestat kundër masave anti-covid janë përhapur që atëherë në të gjithë Kinën.
Gjatë fundjavës së 26 dhe 27 nëntorit, mijëra njerëz u mblodhën në Pekin, Shangai dhe qytete të tjera për të protestuar kundër kufizimeve të bllokimit që gjatë tre viteve të fundit kanë mbyllur ose kufizuar miliona në shtëpitë ose vendet e tyre të punës, shpesh për periudha të gjata.
Disa nga protestat janë në mënyrë eksplicite politike dhe kanë për qëllim të largojnë presidentin e Kinës. Në Shangai njerëzit brohorisnin “Poshtë Xi Jinping!, një thirrje e paprecedentë për ndryshimin e regjimit, raporton abcnews.al.
Kevin Slaten, një studiues në Freedom House, një think-tank amerikan, tha se midis 25 dhe 27 nëntorit janë regjistruar 27 protesta në 15 rajone të Kinës. Shpërthimi i trazirave të këtij muaji është jashtëzakonisht i madh.
Shpërthime të tilla shpesh kalojnë dhe mbyllen në Kinën autoritare, ku zyrtarët shpërndajnë me shpejtësi protestuesit dhe fshijnë nga interneti çdo gjë. Por përdoruesit e internetit kanë qenë prej kohësh të aftë në shmangien e përpjekjeve për të bllokuar mesazhet e ndjeshme.
Gjurmimi i postimeve në internet dhe raporteve të lajmeve jetëshkurtër mund të ndihmojë në sqarimin e shkallës dhe shkaqeve të trazirave. Sipas të dhënave të reja nga Staten dhe kolegët e tij nga Monitor në Kinë, midis periudhës 18 maj dhe 22 nënyor domethënë para raundit të fundit të traziarave janë regjistruar 822 protesta.
Të dhënat e tij vijnë nga raportet e lajmeve, postimet në mediat sociale dhe informacione nga OJQ-të që operojnë në vend.
Për shembull, China Labor Bulletin, një OJQ me bazë në Hong Kong, monitoron protestat e punëtorëve dhe ka regjistruar 688 protesta deri tani në vitin 2022. Megjithëse këto baza të dhënash nuk mund të regjistrojnë reagim të zemëruar të popullit, ato ofrojnë një pasqyrë të çeshtjeve që po zemërojnë edhe më shumë popullin kinez.
Protestat e fundit filluan si pasojë e zhgënjimit ndaj politikës së qeverisë “zero-covid”. Por në fakt problemet kanë nisur prej kohësh. Shumica e pikave të ndezura të dokumentuara këtë vit kanë qenë të lidhura me sektorin e pronave të vendit.
Për gati tre vite politikëbërësit e Kinës kanë luftuar borxhin në rritje. Bllokimet për shkak të Covid kanë bllokuar gjithashtu punëtorët në shtëpi, duke lënë shumë prej tyre në qendra pritjeje, raporton abcnews.al.
Gjatë verës, blerësit në të paktën 93 qytete në shenjë proteste nuk paguan më hipotekat. Vonesat në projektet e strehimoreve nxitën nisjn e 244 protestave në të gjithë vendin, sipas China Dissent Monitor.
Baza e të dhënave rendit demonstratat në pothuajse çdo provincë, por shumica janë zhvilluar në Pekin dhe qytetet e pasura bregdetare. Kjo mund të jetë për shkak se banorët e zonave të pasura urbane nuk keqtrajtuar nga autoritetet, pasi në të kundërt do të ishte shumë me e lehtë përhapja e lajmeve tek ndërkombëtarët.
Në WeChat, platforma kryesore e mesazheve të Kinës, ka pasur një lum postimesh në lidhje me protestat. Në fakt që nga vdekja e Li Wenliang, një doktor që ngriti alarmin për Covid para se të vdiste vetë nga virusi, nuk ka pasur një pakënaqësi kaq të madhe publike se sa tani.
Regjimi i Kinës ka një arsenal të tërë metodash për të shuar trazirat. Dhe pakënaqësia e fundit e popullit do t’i vërë në provë.
/abcnews.al