Virgiil Van Dijk ka përfunduar në shënjestër të gazetarit dhe moderatorit të njohur Piers Morgan. Deklarata e holandezit, që thumbonte Cristiano Ronaldon për mungesën në ceremoninë për “Topin e Artë” nuk është pëlqyer prej Morgan.
Ky i fundit ka reaguar përmes llogarisë së tij në “Twitter”. “Jo, Cristiano Ronaldo është një lojtar shumë më i madh. Ju nuk jeni në ligën e tij”, shkruan Morgan, me të cilin bien dakord me shumë mundësi të gjithë fansat e CR7, por kurrsesi sezoni i vjetshëm i Van Dijk nuk mund të hidhet poshtë.
ÇFARË THA VAN DIJK – Gjatë ceremonisë për “Topin e Artë” një ditë më parë, mbrojtësi holandez u ngacmua për mungesën e Cristiano Ronaldos. Përgjigja e futbollistit të Liverpool ishte epike dhe bëri xhiron e internetit, në media të ndryshme dhe në rrjete sociale.
“Cristiano Ronaldo nuk do të jetë këtu sonte, kështu që tashmë është një rival më pak për të cilin duhet të shqetësoheni”, i tha gazetari qendërmbrojtësit, i cili ia ktheu kështu: “A ishte vërtetë Cristiano Ronaldo një rival?!”. /abcnews.al
No.. @Cristiano is a far greater player, you’re not in his league. https://t.co/MjaZwaq16b
— Piers Morgan (@piersmorgan) December 2, 2019