A ishte COVID-19 një armë biologjike? Ekspertët flasin në “Lufta dhe “Paqja”

schedule20:50 - 8 Mars, 2023

schedule 20:50 - 8 Mars, 2023

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë publikuar një përfundim shkencor, ku sipas tyre vërtetohet që virusi COVID-19 është prodhuar në laborator kinez dhe se ndoshta është përdorur si armë biologjike kundër Perëndimit.

Në lidhje me këtë, ekspertët Artur Meçollari dhe Enri Hide diskutuan në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News.

Sipas Meçollarit, fakti që SHBA-të kanë publikuar këtë raport, të bën të dyshosh faktin se përse Kina investon në fushën e viruseve.

Ndërsa Hide u shpreh se Rusia dhe Koreja e Veriut janë ndër më të njohurat në arenën ndërkombëtare, sa i takon armëve biologjike dhe përdorimit të tyre.

Artur Meçollari: “Fakti që deklarohet ose ka dyshime të besueshme që është i prodhuar në laborator, të lë të kuptosh që Kina investon në këtë fushë, të viruseve. Fakti që ti je duke investuar në këtë fushë, do të thjotë që të duhet për një efekt të caktuar. Amerikanët thonë se ekziston një dyshim i besueshëm që është prodhuar në laborator. Kjo të bën të dyshosh.

Enri Hide: “Sa i takon konspiracionit dhe konspiracionistëve, konsiperacionin unë e konsideroj strehën e fundit të injorancës, në kuptimin e njohurive rreth fushave tona. Sa i takon armëve biologjike dhe përdorimit të tyre, Rusia mban protagonizmin në skenat ndërkombëtare, duke eleminuar disa kundërshtarë të Putin. Edhe Koreja e Veriut e ka përdorur në mënyrë shumë të targetuar, jo të masivizuar”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!