Ish-ministri i Brendshëm po mbahet në ambientet e burgut 313, që prej mbrëmjes së të premtes kur gjykata vendosi ta dënojë atë me 3 vite e 4 muaj burg.
Por ish-ministri nuk do ta vuajë dënimin në këtë burg.
Kjo për shkak se në këtë godinë qëndrojnë të dënuar me rrezikshmëri të lartë, një pjesë e të cilëve janë arrestuar në kohën kur ish ministri ishte në detyrë.
Lexo edhe: Tahiri takohet me familjarët, do të transferohet në Rrogozhinë
Tahiri po mbahet i izoluar në katin e dytë të godinës numër dy të burgut 313 ku do të jetë në vëzhgim nga autoritetet e burgjeve për arsye të sigurisë së tij.
Burime nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë me dije se, në ditët në vijim pritet transferimi i tij në burgun e Rrogozhinës, kjo për shkak se burgu i Vaqarrit është në rikonstruksion. /abcnews.al