Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Është e vështirë t’i shpëtosh inflacionit të lartë, me gjërat thelbësore si rritja e çmimit të energjisë dhe ushqimeve. Në Britani, indeksi i çmimeve të konsumit ishte 9% më i lartë në prill 2022 sesa një vit më parë, norma më e lartë në 40 vite.
Në të njëjtin muaj, norma e interesit në Amerikë shkoi në 8.3%, për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe energjisë. Megjithëse çmimet po rriten për të gjithë, ka arsye të tjera për t’u shqetësuar për ata që janë të varfër.
Jo vetëm që përfitimet dhe pensionet shtetërore në Britani u rritën me vetëm 3.1% në prill, por përqindja e inflacionit kishte një normë mesatare.
A po përballen të varfërit me norma më të larta inflacioni se të tjerët?
Agjencitë statistikore po llogarisin inflacionin duke parë se si njerëzit shpenzojnë për të gjitha llojet e mallrave dhe shërbimeve, nga ushqimi dhe energjia deri te pushimet dhe aksesi në internet.
Meqenëse të pasurit priren të shpenzojnë më shumë, shifra do të pasqyrojnë më nga afër modelet e tyre të shpenzimeve sesa ato të të varfërve. Dhe nëse të varfërit priren të shpenzojnë një pjesë më të madhe të të ardhurave të tyre për produkte që çmimet janë rritur tashmë, norma e tyre e inflacionit do të jetë më e lartë se sa sugjerojnë shifrat totale.
Duke u mbështetur vetëm në ndryshimet në modelet e shpenzimeve, duket se që nga viti 2005, inflacioni në Britani ka qenë pak më i lartë për më të varfërit. Analiza nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS), një agjenci qeveritare, sugjeron se midis fillimit të 2005 dhe fundit të 2021, çmimet u rritën me një normë mesatare vjetore prej 2.8% për 10% të familjeve më të varfra në krahasim me 2.5% për shpenzimin e të ardhurave dhe 2.6% për 10% për më të pasurit, raporton abcnews.al
Pabarazia ishte më e madhe në kohën e krizës financiare globale dhe në fillim të viteve 2010, por pas vitit 2014 pothuajse u zhduk.
Pak para muajit prill, zakonet e shpenzimeve të të pasurve dhe të varfërve ishin njësoj. Të varfërit shpenzojnë një pjesë më të madhe të të ardhurave të tyre për ngrohjen, të cilat shënuan rritje tetorin e kaluar, por të pasurit shpenzojnë më shumë për benzinën, çmimi i së cilës është rritur gjithashtu.
Por sipas Heidi Karjalainen dhe Peter Levell të Institutit për Studime Fiskale, një institut kërkimi, kjo ndryshoi në prill kur çmimet e gazit dhe energjisë elektrike në Britani u rritën gjatë një viti përkatësisht 54% dhe 96%.
Kjo sigurisht preku familjet më të vafra, duke e çuar normën e tyre të inflacionit në 10.9%. ndërsa për të pasurit, norma është 7.9%. Dallimi mund të jetë edhe më i madh. Vlerësimet zyrtare të inflacionit nxjerrin në pah se të varfërit dhe të pasurit po përballen me të njëjtat ndryshime çmimesh për produktet që blejnë, raporton abcnews.al.
Por mund të mos jetë kështu. Për shembull, markat buxhetore priren të kenë çmime më afër kostove të tyre. Ndërsa këto kosto rriten, qoftë për shkak të tregjeve të ndërprera të energjisë, Brexit, apo pushtimit rus të Ukrainës, çmimet me pakicë të këtyre produkteve mund të rriten më shpejt se ato të markave premium, në të cilat marzhet janë më të majme.
Ka disa prova që në Amerikë, të paktën, këto dallime kanë rëndësi. Një studim nga Greg Kaplan i Universitetit të Çikagos dhe Sam Schulhofer-Wohl i Bankës së Rezervës Federale të Çikagos shqyrtoi masat e detajuara të shpenzimeve në pikat e shitjes me pakicë midis 2004 dhe 2013, të cilat përbënin rreth 30% të shpenzimeve të familjeve.
Ata zbuluan se hendeku midis normave vjetore të inflacionit të të varfërve dhe të pasurve ishte vetëm 0.1% kur i matën duke përdorur ndryshimet mesatare të çmimeve, por 0.6% pasi llogaritën diferencat në çmimet me të cilat njerëzit po përballeshin vërtet për të njëjtat mallra.
Për momentin, një nga karakteristikat e pakta të mira të rritjes së inflacionit është se po krijon presion për të përmirësuar matjen. Në fillim të majit, Akademitë Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë të Amerikës, organet kryesore profesionale të atyre disiplinave, i kërkuan Byrosë së Statistikave të Punës të publikonte inflacionin sipas të ardhurave.
ONS po përmirëson matjen e çmimeve të ushqimeve, për të zbuluar një grup më të gjerë të gamës së produkteve. Edhe pa atë informacion shtesë, megjithatë, ka arsye për t’u shqetësuar veçanërisht për më të varfërit.
/abcnews.al