Studimet kanë treguar se agjërimi është shumë i dobishëm për shëndetin e njeriut. Por, jo të gjithë janë të vetëdijshëm për benefitet shëndetësore që sjell agjërimi gjatë muajit të Ramazanit. Ekspertët kanë zbuluar se kufizimi i marrjes së ushqimit gjatë ditës mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve shëndetësore si kolesteroli i lartë, sëmundjet e zemrës dhe obeziteti, si dhe të përmirësojë mirëqenien mendore.