Me siguri të gjithëve ju ka ndodhur që të hani më shumë ushqim se ç’duhej. Episodet e mbigrënies mund t’ju kenë ndodhur disa herë. Por çfarë ndodh kur jeni të “fiksuar” pas ushqimit? Psikologia Helen Burton Murray ka një shpjegim për këtë.
Ajo thotë se nëse jeni të fiksuar pas ushqimit dhe mendoni se dëshira për të ngrënë merr përmasa obsesioni, duhet të kërkoni ndihmë profesionale. Në raste të tjera, mund të bëni një ushtrim që nuk kërkon pajisje sportive. Teknika ka të bëjë me ndërgjegjen, shkruan abcnews.al.
Praktika e ndërgjegjes sugjerohet në këtë rast nga Dr. Murray në mënyrë që konsumi i ushqimit të reduktohet në një nivel normal. Mendoni vetëm për pamjen e ushqimit, shijen, erën e tij… Cila është tekstura e tij? Çfarë kujtimesh keni? Si ju bën të ndiheni?
Kjo ngadalëson procesin e marrjes së ushqimit dhe lejon që të kuptoni shenjat e ngopjes dhe urinë që ju dërgon trupi juaj, të kuptoni se çfarë dhe pse po hani në atë moment dhe në këtë mënyrë të shmangni ngrënien e tepërt.
Për ta bërë këtë duhet:
1. Fikni celularin, televizorin, kompjuterin dhe çdo gjë që ju shpërqendron nga vakti juaj
2. Preferoni një dhomë të rregullt dhe sa më pak të “ngarkuar” me gjëra
3. Kaloni të paktën 20 minuta në ritualin e të ngrënit me vetëdije, duke përtypur ngadalë çdo kafshatë./abcnews.al