Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A është vaksina më e sigurt se imuniteti natyral? Ministria e Shëndetësisë u përgjigjet qytetarëve

schedule09:46 - 14 Shkurt, 2022

schedule 09:46 - 14 Shkurt, 2022

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve të marrin vaksinën kundër COVID për të mbrojtur shëndetin.

“Vaksinimi është detyrë qytetare, mbron shëndetin tuaj. Vaksinim, vaksinim, vaksinim si arma më e fuqishme për të parandaluar format e rënda të sëmundjes dhe shtrimin në spital”, shkruan MSH.

Ajo u jep përgjigje dilemave nëse imuniteti natyral i krijuar pas kalimit të sëmundjes është më i sigurt se vaksina. Sipas MSH kjo bie poshtë duke qenë se COVID kërcënon jetën tuaj.

“Vaksinimi ndaj COVID-19 është mënyra më e sigurt për të zhvilluar imunitet, sesa të infektoheni dhe të sëmureni.

COVID-19 është një sëmundje kërcënuese për jetën. Mos rrezikoni shëndetin tuaj. Vaksinohuni”, shkruan ministria.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!