A është Turqia garante ushtarake e Shqipërisë? Historiani: Mbetet një vend mik dhe i besueshëm!

schedule22:25 - 10 Tetor, 2024

schedule 22:25 - 10 Tetor, 2024

Historiani Arben Llalla në emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Gjatë intervistës në studio u shpreh se presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan i ka dhënë shumë prioritet Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu ai shtoi se Turqia mbetet një vend mik dhe i besueshëm i Shqipërisë

“Ne nuk duhet të shohim vetëm Erdogan, Shqipëria dhe Turqia janë shtete të besueshme me njëra-tjetrën, Por Erdogan i ka dhënë prioritet Ballkanit. Ne si shqiptarë duke parë edhe aspekte historike nuk duhet të trembemi nga Turqia. Mbetet një vend mik shumë i besueshëm ndaj shqiptarëve, nuk duhet të kemi frikë. Duhet ta falënderojmë edhe mjetet ushtarake që kanë dhënë”, tha Lllalla.

Nga ana e tij eksperti i gjeopolitikës, Lutfi Bilali tha: “Në koordinata të gjeopolitikës dhe gjeostrategjisë në Ballkan, Turqia ka interesa që nuk mund të largohen lehtë”.

/abcnews.al/