A është shtimi i forcave të KFOR rrezik për integritetin territorial të Kosovës? Ja si përgjigjet Veton Surroi

schedule21:07 - 28 Shtator, 2023

schedule 21:07 - 28 Shtator, 2023

Publicisti Veton Surroi, në një intervistë për “Real Story”, iu përgjigj edhe pyetjes së gazetarit Sokol Balla se nëse një prani e shtuar e KFOR-it në veri, një kërkesë që u bë këtë të enjte nga  kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përbën një rrezik për integritetin territorial të Kosovës në të ardhmen.

“KFOR është ushtri, nuk merret me detyrat e policisë. Tërheqja e policëve serbë nga 4 komunat mund të kërcënojë me krijimin e një boshllëku por policia e mbushi këtë boshllëk dhe në nëntor do të bëhet një vit nga se e mori këtë detyrë plotësuese. Rendi, ligji dhe siguria në veri nuk prishet nga qytetarët e rëndomtë.

Nuk është se siguria në veri rrezikohet nga veprimi i qytetarëve të rëndomtë. Niveli i krimit, raportimit në polici është ngritur në komunat veriore si shenjë mirëbesimi për policinë e Kosovës. I vetmi rrezik është veprimi i informacioneve të tilla paraushtarake si demonstratat e kësaj vere, që të mos harrojmë, të plagosur ka pasur nga ana e KFOR. Ushtarët nuk janë polic.“, u shpreh Surroi.

Ndërkohë, sipas analistit Mentor Nazarko, rritja e pranisë së KFOR-it dhe krijimi i një republike të këtyre forcave në veri janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!