A është një zakon i rrezikshëm kërcitja e kockave? Flasin ekspertët

schedule13:07 - 20 Tetor, 2020

schedule 13:07 - 20 Tetor, 2020

Kërcitja e kockave dhe tërheqja e trupit është një zakon që shumë personave i dhuron kënaqësi dhe çlodhje të momentit. Por a e keni pyetur ndonjëherë veten nëse ky zakon është i rekomandueshëm?

ekspertët thonë se njerëzit të cilët e bëjnë këtë veprim çdo ditë, disa herë në ditë apo edhe disa herë në javë, janë të ekspozuar ndaj rrezikut.

Kjo do të thotë më shumë mundësi për të pësuar fraktura dhe kocka të thyera e të dobëta.

Ende nuk ka një përgjigje të saktë nga mjekët përse ky fenomen ndodh spontanisht në trup, por kur ju e sforconi atëherë krijoni dëmtime të vogla të kockave të cilat më vonë mund të shkaktojnë probleme.

Gjithsesi një lidhje e qartë mes artritit dhe kërcitjes së kockave nuk është vërtetuar ende nga mjekët. l.k/abcnews.al