A është me të hedhur? Mediu në “Log.”: Të izolojmë të çmendurin, pakti me Bashën në fund

schedule21:20 - 22 Shkurt, 2021

schedule 21:20 - 22 Shkurt, 2021

Kreu i PR-së Fatmir Mediu siguroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” në ABC të drejtuar nga Endri Xhafo se do të ketë një marrëveshje me Lulzim Bashën, pavarësisht negociatave që po vijojnë. “Po do të bëhet marrëveshja, sikur është hera e parë që e bëjmë këtë punë në minutën e fundit” tha Mediu.

Referuar taktikave për koalicionin dhe negociatave që po vijojnë në selinë blu, i pyetur nëse është me të hedhur kjo lojë? Në këtë pikë, Mediu ishte i ashpër.

Nuk kanë cfarë të hedhin, se ja hedh vetes së vet, se nuk më pengon mua asgjë të dal në vete në zgjedhje, nëse ja hedh, cfarë po fiton, nëse ia hedh për të humbur do të thotë se është i marrë nga mendja e kokës, duhet izoluar. Njeriu nuk mund ta hedhë për të humbur. Kur mendon gabim do të thotë se nuk është mirë nga mendtë e kokës.

Ne kemi 140 kandidatë gati. Të gjitha partitë së bashku me LSI-në kanë një vlerë 130 mijë vota, të shpërndara në qarqe, diktojnë mandatin e deputetëve” tha ai.

Të mërkurën e 24 shkurtit, Lulzim Basha do të duhet të dorëzojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listën e koalicionit opozitar dhe emrin me të cilën koalicioni do të përfaqësohet.

Të gjithë partitë që do të jenë në koalicion me PD janë regjistruar tashmë në KQZ, por emrat e kandidatëve të tyre do të jenë të përfshirë në listën e Partisë Demokratike dhe do të bëhen publike në 5 mars./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!