A është koha për të shpërblyer ngjyrën më të lezetshme?

schedule07:30 - 9 Mars, 2022

schedule 07:30 - 9 Mars, 2022

Mund të jetë e guximshme dhe sigurisht që nuk ka marrë vlerësimet më të mira ndër vite, diçka që mund të ketë marrë fund.

Ngjyra intensive mes të verdhës dhe jeshiles apo neoni siç e quajnë shumë, që është në gjendje të ndriçojë kaq bukur dhe saktë një veshje në dukje të mërzitshme, për sa kohë që rrezikoni pak më shumë dhe dilni nga kutia!

Fillimin  e futjes në treg e bëri gjiganti Prada që e futi tashmë në trende, duke e lyer atë si një nga ngjyrat më të mira të sezonit veror për veshje dhe aksesorë.

Dhe sigurisht që mund të filloni “me qetësi” me një xhaketë sportive të thjeshtë neoni.

Ose në çantë, apo edhe në taka.

Nëse ju pëlqen në masë të madhe kjo nuancë, mund ta zgjidhni në pjesën e sipërme dhe të poshtme të look-ut tuaj, duke e “qetësuar” me tonalitete tokësore në pjesën tjetër të elementeve tuaja.

Dhe për shkak se asgjë nuk është e shëmtuar apo e pahijshme kur kombinohet siç duhet, edhe nëse zgjidhni të vishni nuanca neoni në çdo element të look-ut tuaj, mund ta arrini në mënyrën e duhur dhe për një bonus, për të “luajtur” me tekstura të ndryshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!